JOQ Albania
Home

Ku ndryshon Veliaj nga gomari i Shrek, kungulli dhe m*ti? E pabesueshme zgjedhja e shqiptarëve
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 19/04/2019 15:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Me 30 qershor të këtij viti janë zgjedhjet lokale në Shqipëri dhe jemi në një situatë ku opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, por deri atëherë mbetet për t’u parë.

Bashkia e Tiranës është më e madhja në vend dhe duke parë popullsinë e saj mund të themi se është edhe më e rëndësishmja në këtë “betejë”.

Një nga kandidaturat për kryebashkiak të Tiranës është edhe kryetari aktual Erion Veliaj, i cili është në përfundim të mandatit të tij të parë 4-vjeçar.

Duke parë ceremoninë e tij kur shpalli rikandidimin Veliaj, sheshi “Nënë Tereza” ishte mbushur me njerëz dhe si nën zë shumë thanë se ishin aty me detyrim. Kjo na shtyn të besojmë se as zgjedhet nuk janë të lira në vendin tonë, madje partitë e njohin shumë mirë elektoratin në çdo votë.

Përballë kësaj, redaksia JOQ Albania si një nga portalet me shikueshmërinë më të madhe në vend, prej disa javësh ka hapur disa sondazhe ironike.

Në tre sondazhe me pyetjen “Cilin prej tyre do të preferonit për Kryetar Bashkie?”, kemi vendosur Veliajn përballë një kungulli, gomarit të Shrekut dhe një ikone m*ti.

Interesant është se në të tre sondazhet, ku kanë votuar jo pak qytetarë, ka fituar me mbi 80% kungulli, gomari i Shkrekut dhe i fundit m*ti.

Nëse vota e hedhur në kutitë e votimit nuk është e lirë, në këto sondazhe qytetarët kanë qenë krejtësisht të lirë për të votuar. Si mund ta lexojmë këtë rezultat?!

Nëse në sondazhet e lira qytetarët preferojnë objekte, kafshë dhe sende të tilla para Veliajt, atëherë ku dhe si i merr votat kryebashkiaku?! I cili, ashtu sikurse edhe Rama, flet me besim të plotë se do të jetë në krye të bashkisë edhe pas 30 qershorit.

Krejt në mënyrë hipotetike, mos vallë kjo do të thotë se votat merren përmes blerjes dhe shantazhit kundrejt vendit të punës, lejeve të ndërtimit dhe bizneseve të ndryshme? Dhe kjo jo vetëm për Bashkinë e Tiranës…

E dyta, krejt të ndërgjegjshëm se as kungulli, as gomari dhe as m*ti nuk mund të jenë realisht një kryetar bashkie, qytetarët i kanë votuar me shumicë, ndërkohë që në kutitë e votimit sërish votojnë partitë dhe kryetarët të cilët i mallkojnë dhe për të cilët ankohen nga mëngjesi në darkë.

Si shpjegohet kjo? Mos vallë përfundojmë prapë tek konkluzioni se votat blihen dhe qytetarët nuk janë të lirë në zgjedhjen e tyre?!

E treta. Sado që të duket pa kuptim, në fakt qytetarët kanë zgjedhur gomarin, kungullin dhe m*tin, sepse asnjëri nga këta të tre nuk ka rritur çmimin e ujit me 45% dhe as taksat që kapin vlerën rreth 120 milionë dollar si taksa të rritura dhe taksa të reja, nuk e kanë bërë parkingun me lekë dhe me një kosto të lartë në çdo cep të Tiranës, nuk kanë dhënë 390 leje ndërtimi dhe as kanë përfituar prej këtyre lejeve 90 milionë dollar që s’dihet ku kanë përfundur, nuk kanë mbledhur 24 milionë dollar taksa për infrastrukturën arsimore që nuk dihet ku janë shpenzuar, nuk kanë shembur shtëpi duke i nxjerrë banorët në mes të katër rrugëve dhe as nuk e kanë rritur çmimin e biletës së urbanëve pa rritur asnjë standart.

Pra, kungulli, gomari dhe m*ti janë në masën 80% për votuesit më të bukur dhe më të pastër se sa Veliaj, edhe pse ky i fundit shpenzon shumë për propagandën e tij.

Ndoshta e vetme pikë bashkimi mes kungullit, gomarit, mutit dhe Veliajt është se asnjë nga këta nuk ka bërë asgjë për të ndikuar në jetën e qytetarëve në kuptimin e përmirësimit të jetesës.

Me ndryshimin se gomari i Shkrekut na ka argëtuar fëmijët më shumë se sa Veliaj, kungulli është një perim super i shëndetshëm i mbushur me vitamina dhe minerale dhe m*ti vjen nga një proces fiziologjik, që kur nuk na del bëhemi merak për të… Për Veliajn nuk bëhet kush merak edhe nëse nuk del në televizion…

Po Veliaj ku qëndron në jetën tonë? E sigurtë që për nga rëndësia nuk do e ndërronit me tre të sipërpërmendurit.

Taksat, kullat dhe sheshi që ka bërë Veliaj nuk përkthehet si punë për qytetarët sepse asgjë nga këto nuk i hyn në xhep një qytetari kur vjen puna tek pagesa e qirasë, dritat, ujit, parkimit, ushqimit, ujit e me radhë.

Dikush mund të pyesë, a është kjo hipokrizi e qytetarëve ky rezultat online? Ndoshta edhe është, por kjo vjen nga mos të qënit i lirë për të mos votuar fare ose për të hedhur kryqin ku të duan në fletën e votimit.

Kështu që të vetmen herë kur mund të votojnë pa u ndikuar nga askush dhe nga asgjë, kanë votuar kungullin, gomarin dhe m*tin.

Është për të ardhur keq se si me qeverisjen dhe drejtimin e tyre, politikanët në Shqipëri kanë humbur komplet besimin dhe pëlqyeshmërinë e popullit qoftë edhe përballë një gomari…