JOQ Albania
Home

“Shteti s’vë dorë në fshatin tonë”, banorët i japin leksion qytetarie qeverisë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 21/04/2019 12:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nga problemet më madhore që ka Shqipëria janë plehrat. Pothuajse në çdo cep të vendit tonë shikon plehra të hedhura kudo.

Ditën e sotme një banor i fshati, Kurtin në Lushnje ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania për të treguar një nismë mjaft të veçantë që kanë ndërmarrë banorët e këtij fshati.

Ai tregon se banorët e këtij fshati i kanë pastruar vetë gjitha zonat në fshatin e tyre që ishin të mbuluara nga plehrat.

Po ashtu ky banor ka treguar se në fshatin e tyre qeveria nuk ka vënë dorë fare dhe se nuk kanë kosha as për të hedhur mbeturinat.

Ai ka treguar për JOQ Albania:

Vet njerzit  sepse shteti nk ven dore ne fshatin ton as rrug skemi  asgje nji kosh per mbeturinat esht e gjith lagja me 150 familje.’’

Gjithashtu banori që ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania ka nisur edhe disa foto dhe siç shikohet edhe fëmijët kanë marrë pjesë në realizimin e kësaj nisme.

E çka mund të thuhet si përfundim është se këta banorë jo vetëm që kanë bërë një punë që i takon institucioneve përkatëse, por edhe kanë dhënë një leksion të vërtetë qytetarie dhe se janë një shembull për t’u ndjekur.