JOQ Albania
Home

Xhensila “e ngacmoi” në mes të emisionit për regjisorin, Arbana Osmani i thotë dy fjalë
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 21/04/2019 13:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e djeshme, Arbana Osmani ka folur për herë të parë, lidhur me regjisorin Eduart Grishaj, për të cilin thuhet se është në një lidhje me të.

Në program ishte e ftuar Xhensila Myrtezaj, e cila foli për projektin e saj të fundit, që kishte për regjisor vetë Grishajn.

Xhensila është shprehur se është e lumtur që ka punuar me të dhe shumë me fat që e kishte pjesë të projektit.

Ndërsa Arbana, nuk nguroi të thoshte se edhe ata janë shumë me fat që e kanë në emisionin "Dua të të bëj të lumtur".

Në atë moment, Arbanës iu desh të përballej edhe me duartrokitjet e publikut, të cilët me siguri e dinë tashmë për atë që thuhet mes saj dhe Eduartit.