JOQ Albania
Home

Studimi: Një fëmijë e “plak” me 11 vite nënën që e sjell në jetë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 21/04/2019 22:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nga momentet më të çmuara për gratë dhe vajzat është momenti kur ato bëhen nëna dhe mbajnë për herë të parë në krahë të porsalindurit e tyre.

Por, një gjë që shumë pak njerëz e dinë është që përjetimi i një shtatzënie i “plak” në një farë mënyre femrat, të paktën në nivelin e qelizave.

Sipas një kërkimi të realizuar nga Universiteti George Mason dhe të publikuar në revistën “Human Reproduction”, një grua që ka një fëmijë plaket me të paktën 11 vite dhe kjo jo nga pikëpamja estetike apo moshore por nga ajo e ADN-së.

Gjatë studimit janë mbajtur nën vëzhgim rreth 2000 femra amerikane në moshë riprodhuese dhe rezultatet kanë qenë të qarta:

Ato që kanë sjellë në jetë një fëmijë kishin ndryshim në shënuesin gjenetik, për sa i takon telomerit të tyre që ishte me 4,2% më i shkurtër se i atyre femrave që nuk kishin pasur asnjë shtatzëni. Telomeri është pjesë e kromozomit që është e lidhur me moshën dhe jetëgjatësinë.

Teksa rritemi telomerët bëhen më të shkurtër, por studimi i ri thotë se ky proces përshpejtohet nga të qenurit prind.