JOQ Albania
Home

Merr fund dilema, ja ku shkon dhjami që kishim kur humbasim peshë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 21/04/2019 23:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pothuajse çdo ditë dëgjojmë për persona që kanë shtuar shumë peshë dhe më pas janë kthyer në formë. Por, e keni pyetur ndonjë herë veten se ku shkon sasia e dhjamit pasi jeni dobësuar?

Në kuadër të një studimi, shkencëtarët u kanë bërë ekspertëve një pyetje të thjeshtë: Ku shkon dhjami kur humbim peshë?

Asistenti shkencor Ruben Meerman dhe Andrew Brown, profesor dhe udhëheqës i bioteknologjisë dhe shkencave biomolekulare në UNSW, kanë shpjeguar rezultatet e hulumtimit.

Brown thotë:

Keqkuptimi më i zakonshëm është se dhjami konvertohet në energji. Problemi me këtë teori është se e shkel ligjin e ruajtjes së materieve, të cilit i binden të gjithë reaksionet kimike.”

Të anketuarit tjerë kanë thënë se dhjami konvertohet në muskuj, gjë e cila është e pamundur. Ndërsa të tjerë besojnë se largohet nga trupi përmes zorrës së trashë, por, si duket, edhe kjo teori është e pasaktë.

Sipas ekspertëve, në fakt, dhjami konvertohet në dyoksid karboni dhe ujë. Dyoksidi i karbonit lirohet me frymënxjerrje ndërsa uji përzihet në qarkullimin tuaj derisa të humbet si urinë ose si djersë.