JOQ Albania
Home

Po u thyen ekranet pa dalë ende mirë në treg, Samsung nuk i ka punët mirë me celularin e palosshëm
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 22/04/2019 23:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Samsung ka shtyrë datën e lançimit të smartfonit të palosshëm që kushton plot 2,000 dollarë.

Thuhet se gjiganti korean i teknologjisë po e shtyn lirimin e Galaxy Fold për të paktën muajin tjetër pas disa problemeve me ekranin.

Ndryshimi vjen vetëm disa ditë përpara datës zyrtare të lançimit, që ishte 26 prilli.

Kompania tha se kishte vonuar hedhjen në treg të Fold Galaxy “për të vlerësuar plotësisht reagimet dhe për të drejtuar testime të mëtutjeshme.”

Javën e kaluar, gazetarët që patën mundësi që ta kishin në duar pajisjen përpara hedhjes në treg kanë deklaruar se kanë pasur probleme me ekranin e brendshëm.

Samsung iu përgjigj ankesave duke thënë se çështja ishte e kufizuar në një pjesë të vogël të Galaxy Folds.