JOQ Albania
Home

Po performonte në skenën e festivalit të njohur, këngëtarja goditet nga publiku me ‘objektin’ e çuditshëm
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/04/2019 22:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këngëtarja e muzikës pop Ariana Grande është përballur me një surpizë të vogël gjatë performancës së saj në Festivalin Coachella.

Incidenti ka ndodhur të dielën mbrëma ndërsa këngëtarja është goditur prej fansave me një limon.

Në videon e filmuar nga një, 25-vjeçara shihet ndërsa goditet për një moment në gjoks me një limon. Grande nuk e dha aspak veten dhe vazhdoi performancën, por pak më vonë iu drejtua turmës e mërzitur.

Ajo u shpreh:

Një prej jush më goditi me limon! Dreq."

Disa zëra thonë që Ariana mund të jetë goditur nga ndonjë fans i Beyoncé pasi thuhet se kjo e fundit u pagua më pak se Grande për përformancën e saj.

Burimi: UNILAD| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania