JOQ Albania
Home

Masakër mjedisore në Malin e Tomorrit
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 25/04/2019 14:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Natyra në vendin tonë prej një kohe të gjatë po masakrohet në mënyrë të tmerrshme. Shumë pasuri natyre në vendin tonë po shkatërrohen nga dita në ditë, duke nisur këtu që nga gërryerja pa kriter e shtrateve të lumenjve, prerja pa kriter e pyjeve.

Por këto nuk janë të vetmet, pasi lumenjtë, detet dhe liqenet po ndoten nga hedhja pa kriter e mbeturinave.

Ndërsa ditën e sotme një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka thënë se mali i Tomorit po ‘’shqyhet’’ për të marrë gurë mermeri që më pas përpunohen.

Qytetari fajëson ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosin i cili nuk ka marrë asnjë masë dhe sipas tij po hesht përballë kësaj katastrofe që po bëhet.

Po ashtu  qytetari në mesazhin e tij shkruan se në Shqipëri nuk ke as se ku të ankohesh. Nëse dëmet ndaj natyrës në vendin tonë vazhdojnë me shumë mundësi Shqipëria nuk do cilësohet më si perla e fshehur e Ballkanit.  Qytetari ka nisur edhe disa foto, në të cilat shikohen kamion që transportojnë gurë mermeri.

Mesazhi i plotë:

Mirdita JOQ! Mundesh ta publikosh te lutem sepse duhet ta din shqiptaret qe po na vjedhin pasurin cdo dite…I them Blendi klosit te zente kanceri gjuhen qe flet si gjarper e vrafte zoti sa me shpejt te jet e mundur ate plehr. shiko foto dite per dite shqyhet parku kombetar!!!!! po e vetmja menyre per te ber dicka eshte qe ta publikoni juve sepse ju e dini qe ketu ske ku hankohesh edhe ske ca bem. Ndaj doja ta benit publike se perdite ose njeher ne dy dite kjo pune shte shqyhet mali tomorit.