JOQ Albania
Home

Gruaja harron dollarët në pikën e këmbimit, i riu nga Tirana bën gjestin për t’u vlerësuar
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 26/04/2019 14:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është i trishtë fakti që në vendin tonë thuajse nuk kalon ditë pa u shënuar ndonjë rast vjedhjeje deri tek gjërat bazike si ushqime, rroba në tel apo edhe lule në vazo…

Në një situatë të tillë e kupton se skamja ka kapluar keqazi shtresën e varfër dhe të papunë në Shqipëri.

Mirëpo, ka edhe njerëz të mirë që nuk duan të përfitojnë nga pakujdesia e tjetrit.

Një i ri nga Tirana, punonjës në një pike këmbimi valutor, ka bërë një gjest për t’u vlerësuar.

Një zonjë ka harruar një shumë të konsiderueshme monetare në pikën e këmbimit dhe punonjësi i “exchange-it” ka kontaktuar me JOQ Albania pasi dëshiron që t’ia kthejë paratë zonjës.

Punonjësi tha:

Përshëndetje JOQ! Një zonjë ka harruar dicka sot te Exchange-i te rruga e Elbasanit dhe do ju lutesha atyre që e njohin të më ndihmojnë ta gjej pasi janë shumë lekë. Zonja ka harruar 100 dollarë dhe kushedi çfarë halli mund të ketë dhe i duhen, prandaj dhe dua t’ja kthej.”

Djali ka dërguar po ashtu edhe foto të zonjës të kapura nga kamerat e sigurisë në mënyrë që të afërmit ose të njohurit të mund ta identifikojnë zonjën.

Epo, shpresojmë që njerëz të tillë të shtohen dhe nëse e njihni zonjën mos ngurroni t’ia përcillni lajmin.