JOQ Albania
Home

“Facebook do të kthehet në një varrezë digjitale”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 27/04/2019 12:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Facebook do të bëhet një "varrezë digjitale" brenda 50 vjetësh, me numrin e përdoruesve të vdekur që pritet të tejkalojnë numrin e atyre që jetojnë në vitin 2070.

Një raport i ri nga akademikët e Institutit të Internetit të Oksfordit (OII), pjesë e Universitetit të Oksfordit, krijon dy skenare të mundshme ekstreme.

Sipas skenarit të parë: Pritet që asnjë përdorues të mos shtohet pas vitit 2018: skenari i dytë supozon se Facebook do të vazhdojë të rritet me ritmin e tanishëm prej 13% në nivel global, çdo vit, derisa çdo tregu të ngopet.

Realiteti, natyrisht, do të jetë diku në mes.

Bazuar në skenarin e parë, të paktën 1,4 miliardë anëtarë do të vdesin përpara vitit 2100, dhe të vdekurit do të tejkalojnë ata që jetojnë deri në vitin 2070.

Megjithatë, nëse Facebook vazhdon të zgjerohet me ritmet e tanishme, sipas skenarit të dytë, numri i përdoruesve të vdekur mund të arrijë deri në 4.9 miliardë para fundit të shekullit.

Burimi: Mirror|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania