JOQ Albania
Home

Nëse keni në përdorim adaptorë të tillë për pajisjet Apple mund të jeni në rrezik serioz
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 27/04/2019 13:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Apple ka tërhequr nga tregu disa përshtatës elektrikë për priza të cilët, sipas raporteve të fundit, mund t’i ekspozojnë përdoruesit me korrentin.

Kompania është njoftuar tashmë për gjashtë incidente të ndara në të gjithë botën, në të cilat përdoruesit kanë pësuar elektroshok prej pajisjeve.

Në pajisjet e tërhequra përfshihen edhe adaptorët AC bashkë me disa produkte Mac të cilat ishin nisur për në Britaninë e Madhe, Singapor dhe Hong Kong.

Adaptorët e prekur janë të bardhë, nuk kanë shkronja në të “çarën” e brendshme dhe janë prodhuar e dërguar në vende të ndryshme mes të viteve 2003 dhe 2010.

Konsumatorëve që kanë në zotërim përshtatës të tillë u është kërkuar që të ndalojnë përdorimin e tyre menjëherë dhe t’i kthejnë në dyqanet Apple për t’i zëvendësuar.

Burimi: Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania