JOQ Albania
Home

Studimi: Ja si mund ta “përdorni” ish-in për të rënë në peshë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 27/04/2019 22:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lotët që vijnë nga situata të rënduara emocionale janë një mënyrë alternative për të mos shtuar peshë në situata stresi.

Shkencëtarët kanë zbuluar se lotët emocionalë përmbajnë hormone që rrisin nivelin e kortizolit. Hormone si prolactin, leu-enkephalin, dhe adrenocorticotropin (i quajtur edhe ACTH).

Të gjitha këto prodhohen kur jemi nën një presion të madh.

Pra, nëse ju nuk i shtypni emocionet tuaja dhe filloni të qani, këto hormone lirohen dhe niveli i kortizolit zvogëlohet. Si rezultat, trupi ynë merr sinjalin se ne nuk na duhet të mbajmë dhjamin që kemi në trup pasi situata stresuese ka kaluar.

Shkencëtarët gjithashtu shtojnë se koha më e mirë për të qarë në rastet kur jeni të ngarkuar emocionalisht është ora 7-10 e darkës.

Kjo është koha kur njerëzit ka të ngjarë që të jenë më të prekur ose në humor për të parë një film që mund t’i bëjë për të qarë.

Pra, nëse marrëdhënia juaj ka mbaruar ose nëse po kaloni ndonjë kohë tjetër të vështirë, përpiquni ta nxirrni të gjithë ngarkesën jashtë duke qarë.

Kjo do ju bëjë mirë për shëndetin mendor por edhe për atë fizik.

Burimi: Bright Side|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania