JOQ Albania
Home

“Ishte ndarë në 2 pjesë, ishte me 150 në orë”/ Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, makina përplaset me kamionin
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29/04/2019 12:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Informacion paraprak

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Në aksidentin e regjistruar pranë mbikalimit në Kashar, janë përfshirë dy automjete, përkatësisht një makinë tip “Golf” ngjyrë e kuqe dhe një kamion.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit të rëndë. Në pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, duket se makina tip “Golf” është ndarë në dy pjesë.

Ende nuk dihet se sa persona udhëtonin në secilin prej mjeteve, apo nëse dikush ka mbetur i plagosur nga aksidenti.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje për JOQ Albania:

Makinat janë bere cope, e kuqja ishte ndare ne 2 pjese se dimë akoma a ke te vdekur eshte bere nje katastrofe e vertete per zotin. Kamioni se kishte pjesen para, ska shanc te mos kete vdekur njeri se ishte katastrofe aty.”
Ka shpetu shoferi sikur than, vetem 1 te car te koka, por ka qene me mbi 150 ne ore."