JOQ Albania
Home

“Dhuratë” për vajzën që nuk bënte dot fëmijë, gjyshja 55-vjeçare sjell në jetë tre nipat e mbesat e saj
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/04/2019 23:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 69-vjeçare ka treguar se si vendosi të rriste në mitrën e saj tre embrionë të vajzës së saj, e cila nuk mund të bënte fëmijë.

Në vitin 2004, kur ishte 55-vjeç, Tinina Cade mbajti në barkun e saj trinjakët e vajzës së saj të cilët tashmë janë 14-vjeç.

Vajza e saj Camille Hammond kishte tentuar gjashtë herë të mbetej shtatzënë me fekondimin In vitro por në të gjitha herët kishte dështuar.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “New York Post”, Hammond është shprehur se e konsideron nënën e saj si një heroinë.

Tinina-s ju vendosën në mitër tre nga embrionët e vajzës së saj të cilat ishin fekonduar me spermën e bashkëshortit, Jason.

Edhe pse shtatzënia ishte e vështirë për të, përfundoi në karrige me rrota sepse nuk mund të ecte vetë, gjyshja i mbajti të tre fëmijët e vajzës së saj derisa i solli në jetë shëndoshë e mirë.

Burimi: Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania