JOQ Albania
Home

“Thashethemet” rezultojnë të vërteta, ja çfarë do të ndodhë me Messenger, Instagram dhe WhatsApp
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 01/05/2019 0:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kishte zëra se Facebook do t’i bashkonte shërbimet e tij të mesazheve në një të vetëm dhe mesa duket zërat nuk paskan qenë më kot.

Në F8, Asha Sharma, tha se në të ardhmen përdoruesit do të jenë në gjendje të dërgojnë mesazhe nëpër tre platformat e ndryshme të mesazheve të Facebook: Messenger, Instagram dhe WhatsApp.

Ky ndërveprim është vetëm një nga tiparet e shumta të të Dërguarit të ri. Të gjitha mesazhet gjithashtu do të jenë të koduara “end-to-end”, pasi Facebook i ka dedikuar më shumë vëmendje privatësisë së fundmi.

Sharma tha se mesazhet “inter-app” do të funksionojnë njëlloj me mënyrën se si njerëzit bëjnë thirrje në telefon ditëve të sotme.

Sa i përket shërbimet të mesazheve në Facebook, vetëm vendosni se çfarë dëshironi t’i shkruani një mikut tuaj dhe ky mesazh do t’i shkojë atij ose asaj në çfarëdo shërbimi që përdorin.

Ajo shtoi:

Ne besojmë se njerëzit duhet të jenë në gjendje të bisedojnë me dikë kudo.”

Është e paqartë se kur do të aplikohen këto ndryshime në tre platformat në pronësi të Facebook, por pritet që të ndodhin brenda këtij viti.

Burimi: engadget|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania