JOQ Albania
Home

Ky është vendi ku edhe peshqit “konsumojnë” kokainë e droga të tjera
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 01/05/2019 10:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shkencëtarët kanë mbetur të tronditur kur kanë zbuluar gjurmë të drogave të paligjshme tek karkalecat e ujërave të ëmbla në lumenjtë e fshatrave të Britanisë.

Droga të tilla si kokaina dhe ketamina janë zbuluar nga një ekip që heton 15 vende në pesë lumenj rreth Suffolk-ut për të parë se çfarë kimikatesh ndodheshin në ujë.

Autorët thanë se ‘çuditërisht’ gjetën kokainë në çdo mostër të analizuar ndërkohë që ketamina dhe prodhime të tjera farmaceutike u gjetën gjithashtu në karkaleca.

Shkencëtarët e Kolegjit Kings në bashkëpunim me Universitetin e Suffolk-ut grumbulluan mostra uji në lumenjtë përgjatë pjesës rurale të vendit.

Dr. Leon Barron nga Kolegji King shtoi:

Kjo dukuri e rregullt e drogave të paligjshme në kafshë të egra është e habitshme. Mund të presim t’i shohim këto në zonat urbane si Londra, por jo në zonat më të vogla dhe më rurale."

Burimi: Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania