JOQ Albania
Home

Gjenden gjurmët gjigante në mal, ushtarët thonë se i përkasin krijesës mitike “Yeti”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 01/05/2019 11:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Alpinistët e ushtrisë indiane thonë se kanë gjetur gjurmë të mistershme në dëborë, të cilat ata mendojnë se i përkasin Yeti-t, një krijesë mitike e njohur për zonën.

I konsideruar nga komuniteti shkencor kryesisht si një mit, Yeti është pjesë e folklorit Nepal dhe thuhet të jeton lart në Himalajet me borë.

Në një postim në Twitter të shoqëruar me disa fotografi, ushtria indiane tha se kishte parë gjurmët e këmbëve, të cilat ishin në afërsi të një kampi afër malit Makalu, Nepal, më 9 prill.

Në postim thuhej:

Për herë të parë, një Ekspeditë e e Alpinistëve të Ushtrisë Indiane ka gjetur gjurmët e krijesës së mistershme mitike ‘Yeti’”.

Daniel C. Taylor, i cili e ka eksploruar gjerësisht zonën Makalu-Barun dhe ka shkruar një libër mbi misterin e Yeti, tha se gjurmët kanë të ngjarë të jenë të ndonjë airu.

Miti mbi një kafshe të egër me gëzof të bardhë që jeton në Himalaje ka intriguar imagjinatën e alpinistëve në Nepal që nga vitet 1920, duke nxitur shumë, përfshirë Sir Edmund Hillary, që të kërkojnë krijesën.

Burimi: Mirror|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania