JOQ Albania
Home

Nis trajtimin kundër kancerit, 45-vjeçarja përfundon me qerpikë 3 cm të gjatë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 01/05/2019 21:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Qerpikët e një gruaje u rritën deri në 3 cm vetëm 3 javë pasi ajo kishte nisur të merrte trajtimin kundër kancerit.

45-vjeçarja kishte nisur terapi për kancerin zorrës së trashë, kur vuri re se qerpikët e saj po rriteshin jashtëzakonisht shpejt.

Gruaja, emri i së cilës nuk është bër publik nga mjekët, tha se njerëzit filluan të pyesin se ku i kishte gjetur qerpikët (fallso) që duket kaq realë.

Por, ajo shpjegoi se rritja e çuditshme është bërë një ‘problem bukurie’ sepse qerpikët e saj të gjatë i shkaktojnë kruajtje dhe mund të infektohen shpejt.

Mjekët portugezë raportuan se shkak për rritjen e pazakonte kishte qenë medikamenti cetuximab i cili kishte ndikuar në qelizat për rritjen e qimeve.

Burimi: Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania