JOQ Albania
Home

Nuk kishte një shoqe për festën e shkollës, adoleshenti vendos të shkojë me “veten”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/05/2019 9:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një adoleshent, i cili nuk kishte gjetur një shoqe me cilën mund të shkonte në një festë të shkollës, ka gjetur një zgjidhje gjeniale.

16-vjeçari Wyatt Cheatle, nxënës në një shkollë në Rochester, New York, vendosi që të shkonte në festën e shkollës me veten e tij.

Për ta bërë sa më të dukshëm faktin që ai po shkonte vetë, Wyatt realizoi një kostum që i përfaqësonte të dyja botët.

Kështu, me ndihmën e nënës së tij, adoleshenti krijoi një kostum që ishte gjysmë fustan dhe gjysmë veshje për djem.

Për ta bërë sa më reale pjesën e vajzave ai vuri një vëth, lulet karakteristike në dorë si dhe një kapëse në flokë.

Duke folur për zgjedhjen e tij Cheatle tregon:

Vendosa që të shkoja vetëm, sepse sinqerisht është më e lehtë sesa të vrasësh mendjen se me kë do shkosh. Kështu që vendosa që të isha shoqërues i vetes sime, meqë veten time e njoh më mirë se këdo tjetër. Mendova se do kaloja një kohë të mirë."

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania