JOQ Albania
Home

Justin Bieber i jep leksione “Zotit të Repit”: Eminem nuk e kupton brezin e ri të reperëve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/05/2019 11:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Justin Bieber ka deklaruar së fundmi se Eminem nuk e kupton brezin e ri të reperëve. Dhe, kjo nuk është pak nëse merr parasysh se po flet për atë që konsiderohet si “Zoti i Repit”.

Këngëtari 25-vjeçar i bëri komentet e tij në një “story” në llogarinë e tij në Instagram.

Në postimin e tij, Bieber kishte shkëputur një ‘screenshot’ nga kënga e Eminem që ai ishte duke dëgjuar në celularin e tij.

Sipas fotos, këngëtari ishte duke dëgjuar këngën The Ringer, nga albumi i vitit 2018, Kamikaze. Në këtë këngë, Eminem flet për reperët e rij si Lil Yachty, Lil Pump dhe Lil Xan.

Në “story-n” e publikuar, Bieber sqaroi se i pëlqente muzika e reperit, por shtoi gjithashtu se ai nuk mund ta kuptojë brezin e ri të këtij zhanri të muzikës.

Ai shkroi:

Më pëlqen muzika e Em’ por nuk më pëlqen që ai po u bën diss reperëve të rinj. Mua më pëlqen brezi i ri i repit, ai thjesht nuk i kupton."

Pas kësaj deklarate, në rrjetet sociale është “ndezur” një debat i madh, me shumicën e komentuesve që shkruajnë se “do të paguanin para që të shihnin Bieber duke i shpjeguar ndonjë gjë rreth hip-hopit Eminemit.”

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania