JOQ Albania
Home

Ekskluzive/ Ky është 29-vjeçari shqiptar që e sulmuan me thikë në gjoks në burgun grek
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02/05/2019 13:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Burime ekskluzive për JOQ Albania kanë konfirmuar se Ergest Alija nga Librazhdi është shqiptari, i cili ka mbetur i vrarë ditën e djeshme në burgun grek të Trikalasë. Sipas policisë greke, shqipari u qëllua me thikë nga 2 të burgosur rusë.

Mësohet se 29-vjeçari shqiptar pati një debat me rusët jashtë klinikës së burgut, i cili u përshkallëzoi deri në përdorimin e thikës.

Megjithëse rrethanat e krimit ende nuk janë zbardhur plotësisht.

Edhe pse shqiptari u dërgua në spital, sërish nuk mundi që të shpëtonte. Ai kishte marrë plagë të rënda në gjoks, brinjë dhe këmbë. Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Ndërkohë prokuroria e Trikallas ka urdhëruar nisjen e një hetimi për ngjarjen e rëndë.

Një kushërirë e largët e shqiptarit që mbeti viktimë në burgun grek ka rrëfyer se prindërit e tij kishin humbur edhe dy vëllezërit e tij më të vegjël kohë më parë e tani dhimbja i ka pushtuar trefish pas humbjes së djalit të madh.

Sipas burimeve për JOQ Albania, një vëlla i tij kishte ndërruar jetë në moshë të vogël e ndërsa vëllai tjetër ka ndërruar jetë në moshën 13-vjeçare pasi ishte prekur nga kanceri.

E afërmja e djalit shkruan:

Pershendetje JOQ Albania mos e ngreft koken lart ky Edi Rama se po vriten  djem te ri neper burgjeve te Greqis edhe ai vec llapatin kot… e ka cuar Shqiprine 0000000000 e kemi frik te jetojme këtu e ikim jashte per me mire. Djali qe kan vrar ne burgun grek esht kushuriri im edhe mir ajo nen ca e pret… 3 djem kishte te 3 i vdiqën. Nje vella i ka vdekur  me kancer 13 vjec, e nje vella i ka vdekur me i vogël, tre vellezer ishin. Disa thon qe  e kan vrar ruset, disa greket. Nuk dim kujt ti besojmë.”

Kushërira e tij e parë i ka dedikuar një shkrim prekës shqiptarit të ndjerë në Facebook.

Ajo shkruan:

Ti ishte ngushëllim për babin tënd, ne i jepnim forcë duke të të përmendur ty e ti ike sot tek vëllezërit e tu. Ta morën jetën o yll, i marrtë Zoti hak… Të qoftë dheu i lehtë.”

Sipas fottove që postonte në rrjetet sociale, 29-vjeçari ishte i fejuar dhe i dedikonte shkrime dashurie të dashurës së tij të quajtur Patricia.

Kujtojmë se që në fillim të vitit janë regjistruar 5 viktima në burgjet greke, ku katër prejt tyre janë shqiptarë dhe vetëm një grek. Burgjet në Greqi ofrojnë shumë pak siguri dhe për këtë arsye i është tërhequr veshi disa herë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Ministria e Jashtme nuk ka ende asnjë reagim në lidhje me këtë ngjarje.