JOQ Albania
Home

Fundi i SIDA-s? Kërkuesit zbulojnë medikamentin që mund t’i japë fund sëmundjes vdekjeprurëse
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/05/2019 9:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Medikamentet për mbajtjen në kontroll të virusit HIV mund të bëjnë që SIDA të jetë e patransmetueshme.

Kjo vlen edhe për çiftet që kryejnë marrëdhënie intime pa përdorur masa mbrojtëse.

Një studim i kryer në mbarë Evropën monitoroi pothuajse 1.000 çifte meshkujsh homoseksualë gjatë tetë viteve, ku njëri nga partnerët ishte pozitiv ndaj HIV dhe merr trajtim antiretroviral (ART), ndërsa tjetri nuk e kishte virusin.

Gjatë kohës së monitorimit, mjekët vunë re se nuk ndodhi as edhe një rast i vetëm i transmetimit të virusit brenda çifteve.

Kjo rrit shpresat se trajtimet me antiretroviralë mund të jenë ata që do t’u japin fund infeksioneve të reja.

Vetëm ky studim, vlerësojnë studiuesit, ndihmoi që të parandaloheshin rreth 472 raste të transmetimeve të HIV gjatë tetë viteve.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania