JOQ Albania
Home

Të rriturit zbulojnë sesi u bëhet grafia me rreze X fëmijëve, fotot gazmore “pushtojnë” rrjetin
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/05/2019 11:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Së fundmi në rrjet po qarkullojnë disa foto gazmore që tregojnë sesi u bëhet grafia me rreze X fëmijëve të vegjël.

Fotot e të vegjëlve të “shtrydhur” në një pajisje qelqi tregojnë sesi atyre po u bëhet grafi me rreze X me anë të një pajisjeje të quajtur Pigg-O-Stat.

Pajisjet Pigg-O-Stat janë përdorur që nga viti 1960 dhe janë të dizajnuara për të mbajtur pa lëvizur fëmijët e vegjël.

Qëllimi i tyre kryesor është që të kufizojnë ekspozimin e të vegjëlve ndaj më shumë rrezatimi sesa duhet gjatë skanimit.

Gjithsesi, këto pajisje tashmë përdoren shumë rrallë, kjo është arsyeja që shumë njerëz nuk kishin informacion për to.

Pasi një përdoruese e Twitterit i shpërndau në llogarinë e saj, fotot tashmë janë bërë virale.

Më i komentuari është vogëlushi me të verdha, i cili duket sikur mezi po pret të dalë jashtë pajisjes që të “hakmerret” me të gjithë.

Burimi:Mirror|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania