JOQ Albania
Home

Kishin thënë se do kryenin marrëdhënie në TV, gjyshi serb bëhet xheloz për të dashurën e tij 21-vjeçare
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/05/2019 12:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milojko ‘Mikan’ Božić, 74-vjeçar dhe Milijana Bogdanović, 21-vjeçare janë bërë të njohur për publikun pasi u zotuan se do të kryenin marrëdhënie seksuale në një reality show në Serbi.

Milojko dhe Milijana janë pjesë e programit të quajtur “Parovi” në Serbi dhe ishin zotuar që do të kryenin marrëdhënie për të vërtetuar që lidhja e tyre ishte e vërtetë.

Por, që prej se ka nisur programi, dyshja si duket nuk i kanë pasur dhe aq mirë punët.

Disa javë më parë Mikan u bë xheloz pasi pa se e dashura e tij re u pëfshi në disa skena të “nxehta” me një konkurrent tjetër.

Tashmë 74-vjeçari është mërzitur sërish pasi pa se çfarë po bënte Milijana me një konkurrent tjetër në ‘dhomën e fshehtë”. Ajo sërish u përfshi në disa skena “pikante” me konkurrentin 35-vjeçar me të cilin ndodhej në dhomë.

Çifti, të cilët kanë nga një hendek prej 53-vitesh mes tyre, do të martoheshin në shtator, megjithëse mediat lokale raportojnë se kanë qenë në prag të ndarjes disa herë që nga fillimi i “Parovi”.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania