JOQ Albania
Home

“Më thanë fol me shefin”/Sllovenët diskriminojnë shqiptarin në aeroport, nuk e lënë të flasë me ambasadën shqiptare
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 03/05/2019 17:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shpeshherë kemi dëgjuar raste ku shqiptarët keqtrajtohen dhe diskriminohen nëpër aeroportet ndërkombëtare. Kjo ndodh për shkak të përfaqësimit të dobët të shqiptarëve, ku ambasadat thuajse nuk e bëjnë asnjëherë punën e tyre. Diçka e tillë i ka ndodhur një shqiptari në aeroportin e Lubjanës në Slloveni.

Ky i fundit është ndaluar nga autoritetet sllovene dhe është mbajtur në burgun e aeroportit.  I riu ka treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes për JOQ Albania. Ai tregon se do ta përdorte aeroportin e Lubjanës transit për të shkuar në Zyrih, ku ndodhej edhe motra e tij. Autoritetet portuale nuk e kanë lënë të kalonte për shkak se nuk kishte garanci, nuk kishte para të mjaftueshme, si dhe nuk kishte një biletë kthimi.

Më pas shqiptarit i ka ardhur në ndihmë një përkthyes, i cili e ka informuar shqiptarin për të gjitha procedurat. Oficeri i policisë slloven i garanton se nëse mbërrin një letër garancie dhe një biletë kthimi do të mund të kalonte. Shqiptari ka kaluar një natë në burgun e aeroportit dhe të nesërmen autoritetet i thonë se letra e garancisë nu është e vlefshme pasi nuk kishte vulë. Më pas autoritetet i kanë kërkuar të flasë me shefin e aeroportit por ky i fundit nuk pranon të flasë dhe i thotë se do të deportohet.

Shqiptari kërkon të shfrytëzojë të drejtën e telefonatës për të njoftuar ambasadën shqiptare në Slloveni, por nuk e lejojnë, duke thënë se do ta njoftojnë nëpërmjet një emaili. Më pas shqiptari është deportuar pa pasur mundësi të flasë me ambasadën, për të cilën i riu kërkon që të vihet në dijeni në lidhje me këtë skandal.

Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët përbuzen, diskriminohen dhe u shkelen të drejtat e njeriut dhe askush nuk mban përgjegjësi. Kjo ndodh për shkak të politikës 30-vjeçare në Shqipëri, që i ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit rrugëve të Evropës dhe botës.

Mesazhi për JOQ Albania

Pershendetje JOQ ! Une jam T.K i datelindjes 26/10/1995 i lindur dhe banues ne Tirane. Dua tju bej me dije se ndaj meje ne aeroportin e ljubljana-s eshte ushtruar dhune psikologjike dhe diskriminim duke shkelur te drejtat e njeriut. Ne daten 01/05/2019 rreth ores 16:00 kam mberritur ne aeroportin e ljubjlana-s transit ku me pas do beja nisjen drejt zurich ne oren 17:00 ku dhe do te takohesha me motren time M.K e cila eshte banore rezidente ne strasbourg. Autoritet sllovene nuk me lejuan per shkak se nuk permbushja te gjitha kushtet per te kaluar ne zonen shengen. Arsyet ishin per shkak te sasise te parave qe disponoja, nuk kisha nje bilete kthimi dhe nje leter garancie. Autoritetet sllovene me sollen ne ndihme nje perkthyes ku me informoi rreth te gjitha pikave dhe isha dakord me cdo gje qe me komunikuan pasi nuk i permbushja te gjitha pikat. Ketu fillon gjithcka. Me ndihmen e perkthyesit kam pyetur mbi 3 here oficerin e policise se Republikes se Sllovenise ne rast se motra ime dergon ne adresen e atyre nje fax me leter garancie dhe nje bilete kthimi permes e-mail a do ishte e mundur te mbertija ne destinacionin qe isha nisur. Oficeri i policise se Republikes se Sllovenise Z.Boštjan Fir me garantoi se ne rast se do te mberrinte nje leter garancie dhe nje bilete kthimi do te me lejonin. Me dhane te drejten per nje telefonate te cilen nuk e shfrytezova. Kalova naten ne ambientet e “burgut” e aeroportit ne ljubljane. Te nesermen me date 02/05/019 rreth ores 11:00 erdhen oficeret e policise per te bere shoqerimim tim ne aeroplan te cilin e refuzova pasi ata dispononij letren e garancise dhe bileta e kthimit por qe e mohuan paraprakisht. Me pas me thane letra e garancise nuk eshte e vlefshme pasi nuk permban vule por une ua tregova pasi e disponoja edhe une. Me pas me thane qe vendos shefi i tyre dhe do kisha nje bisede me te. Kur me thane qe do takoja shefin e policise dhe do te beja bisede me te ai nuk pranoi dhe u largua duke me bertitur “nuk dua te flas me ty”. Pa me thene asnje fjale me shume thjesht mer urdheruan ti ndjek me cuan serish ne “burgun” e aeroportit. Rreth ores 22:00 vijne dy persona ishin trupa speciale te cilet do me eksportonin. Me shoqeruan deri ne zyrat e brendshme te policise ne aeroport te cileve u kerkova te beja nje telefonate te cilen nuk e kisha shfrytezuar dhe kerkova pikerisht te telefonoja ambasaden shqiptare ne slloveni. Me mohuan telefonaten fillimisht. I kerkova te komunikonin ata me ambasaden shqiptare ku me thane qe do i dergojme e-mail ta veme ne dijeni. Gjithashtu kerkova nje leter me vule arsyen perse po me eskortojne me trupa speciale edhe per kete me thane qe nuk e leshojme. Theksoj edhe nje here jam dhunuar psikologjikisht per shkak se askush nuk komunikonte me mua, nuk i pergjijeshin asnje pyetjeje duke thene qe cdo gje e di “shefi”. Jane shkeluar te drejat e mia themelore per te komunikuar me ambasaden e vendit tim dhe gjithashtu ne sistem me kane vendosur sikur nuk kam pasur para mjaftueshem dhe mungese dokumentacioni, te cilat i disponoja te gjitha diten e dyte me date 02/05/2019. Nuk verifikuan asgje dhe thjeshte me kthyen ne Shqiperi si te isha “Kriminel”. Kerkoj nga ju, nga ambasada shqiptare ne slloveni te kerkoj te vihet ne dijeni per kete ceshtje diskriminuese dhe ofenduese. Gjithashtu kam bere edhe disa filmime amatore ku i kam vene ne dijeni te gjithe oficeret e policise dhe ata ndryshonin qendrim menjehere. Gjithashtu jam i bindur qe aeroporti permban filmime audio dhe video ku shihet qarte diskriminimi ndaj meje dhe shkelja e te drejtave te njeriut. Ju faleminderit ! Do ju lutesha te ruanit anonimatin dhe te beni me dije se si na keqtratojne ne do menyre te mundshme per shkak te pashaportes qe kemi. Faleminderit.