JOQ Albania
Home

“Do ta përdor vetë” ky është vendi ku po instalohet një tualet prej ari që kushton 2.5 milionë dollarë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04/05/2019 10:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nga vendet më historike të Britanisë së Madhe do të ketë së shpejti një atraksion më shumë për vizitorët.

Bëhet fjalë për Pallatin Blenheim ku po instalohet një tualet prej ari 18 karat.

“Froni” i artë, me emrin Amerikë, do të instalohet në Pallatin që ndodhet në Oxfordshire si pjesë e një ekspozite arti të artistit italian Maurizio Cattelan më vonë gjatë këtij viti.

Thuhet se tualeti do të jetë tërësisht funksional, pra kjo do të thotë që publiku mund ta përdorë nëse do.

Por, vizitorët duhet të marrin parasysh që gjatë kohës që kryejnë nevojat fiziologjike në “fronin e artë” do të kenë vërdallë një numër të madh rojesh sigurie.

Themeluesi i Blenheim Art Foundation, Edward Spencer-Churchill tha se ai është gjithashtu duke e konsideruar që ta përdorë vetë tualetin.

Spencer-Churchill u shpreh për The Guardian:

Pavarësisht se ka lindur me lugë argjendi në gojën time, unë nuk kam pasur kurrë mundësinë që përdor një tualet prej ari. Do të jetë një tualet i instaluar, funksional dhe i përdorshëm."

Tualeti, me vlerë 2.5 milionë dollarë, do të vendoset në një dhomë jo shumë larg nga ajo ku ka lindur Sir Winston Churchill.

Burimi: Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania