JOQ Albania
Home

Skadon ultimatumi i Vuçiç, Kosova nuk tërhiqet për taksën 100 %
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 06/05/2019 9:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i ka dhënë afat deri më sot Qeverisë së Kosovës ta heqë taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake. Nëse kjo nuk plotësohet ai  ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj vendit.

Por ministri i Tregtisë, Endrit Shala, ka thënë se taksa nuk hiqet pavarësisht kërcënimeve nga shteti fqinj.

Sot skadon ultimatumi i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç drejtuar autoriteteve kosovare që ta heqin taksën 100 për qind, në të kundërtën ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj vendit. Pavarësisht kësaj zyrtarët e Qeverisë së Kosovës janë të vendosur të vazhdojnë me aplikimin e taksës ndaj mallrave serbe dhe të atyre boshnjake.

Ministri i Tregtisë dhe i Industrisë, Endrit Shala, ka deklaruar te gazeta “Zëri” se taksa do të mbetet deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.

Ai shprehet:

Arsyet se pse e kemi vendosur taksën kanë qenë pikërisht pengesat që Serbia e Bosnjë e Hercegovina ia kanë shkaktuar ekonomisë kosovare.
Për këtë ne kemi vendosur taksën dhe ajo duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi derisa të eliminohen arsyet, të cilat e kanë shtyrë Qeverinë e Kosovës të marrë një masë të tillë, edhe arsyet ekonomiko-politike.”

Foto Ilustruese