JOQ Albania
Home

Plas te Milani, Gattuso sherr me Bakayokon gjatë ndeshjes
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/05/2019 21:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milani po luan në këto momente ndeshjen ndaj Bolognas, teksa pjesa e parë është mbyllur 1-0 për kuqezinjtë të cilët kaluan në avantazh me golin e Susos.

Pavarësisht se po fitojnë, situata te Milani vazhdon të jetë e tensionuar dhe kjo u pa sërish sonte, ku kësaj here protagonist ishte Bakayko.

Lukas Biglia u dëmtua  në minutën e 26-të. Argjentinasi e nisi si titullar ndeshjen e sotme pasi Bakayoko ishte në stol i dënuar.

Ndërkohë, Gattuso e udhëzoi që të ngrihej, por mes tyre pati një debat fjalësh. Kaq mjaftoi që trajneri i kuqezinjve të ndryshonte mendje dhe të fuste në fushë Jose Maurin.