JOQ Albania
Home

Këto janë disa nga cilësitë që duhet të kenë burrat që gratë të “marrosen” pas tyre
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/05/2019 23:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Çfarë i tërheq më shumë gratë tek burrat? Kjo është një pyetje që bëhet shpesh dhe nuk ka një përgjigje të vetme.

Sipas studimeve të bëra ndër vite, janë disa karakteristika të meshkujve që gratë i shohin si më të rëndësishme se të tjerat.

Në disa raste këto cilësi mund të jenë edhe vendimtare për marrjen e një vendimi në marrëdhënie mes një çifti.

Cilësitë:

Të jetë i pashëm, por jo gjithnjë

Tërheqja fizike është njëri nga faktorët, por jo i vetmi. Studimet ndër vite kanë treguar se vajzat mund të flirtojnë me djem të bukur, por kur vjen puna tek lidhjet afatgjata, shohin cilësi të tjera.

Sensi i humorit

Nuk është lajm i ri që gratë dashurohen më lehtë me dikë që ka sens humori dhe arsyen e shpjegon shkenca. Thuhet se sensi i humorit tek meshkujt i bën ata më tërheqës në sytë e vajzave sepse tregon inteligjencë.

Të pasurit e një kafshe shtëpiake

Gratë i duan vërtetë meshkujt që kanë një qen ose kafshë të tjera shtëpiake pasi kjo i bën të besojnë se kanë përballë një mashkull që është gati për t’i dhënë siguri asaj dhe lidhjes së tyre.

Marrja përsipër e rrezikut

Vajzat gjithnjë do të zgjidhnin dikë që merr përsipër rrezikun në vend të atyre që përpiqen ta shmangin atë në çdo çast.

Altruizmi

Kur vjen puna për lidhje afatgjata, si meshkujt ashtu dhe femrat duan që partneri i tyre të jetë altruist dhe me zemër të mirë.