JOQ Albania
Home

Lajmëruan lindjen e fëmijës,Princ Harry dhe Meghan Markle bëjnë gjestin prekës për Princeshë Dianën
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/05/2019 9:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shumë nga cilësitë që vlerësohen gjerësisht tek Princi Harry i atribuohen nënës së tij të ndjerë, Princeshës Diana, e njohur si ‘Princesha e Popullit’.

Edhe ata që nuk kanë interes të vërtetë për monarkinë, u prekën nga zemra e saj e mirë dhe nga gjallëria dhe dashuria që ajo kishte për jetën.

Ashtu si nëna e tij, Princi Harry karakterizohet nga një natyrë rebele dhe ka gjetur gjysmën e tij tek bashkëshortja Meghan, e cila njihet gjithashtu për thyerjen e rregullave.

Në një deklaratë, çifti mbretëror njoftuan për lindjen e fëmijës:

Madhëria e saj, Dukesha e Sussex solli në mënyrë të sigurt një djalë këtë mëngjes. Fëmija peshon 3.2 kg. Mbretëresha, Duka i Edinburgut, Princi i Uellsit, Dukesha e Cornwall, Duka dhe dukesha e Kembrixhit, Lady Jane Fellowes, Lady Sarah McCorquodale dhe Earl Spencer janë informuar dhe janë të lumtura me lajmin. Nëna e Dukeshës, Doria Ragland, e cila është e gëzuar nga ardhja e nipit të saj të parë, ndodhet me Lartësitë e tyre Mbretërore në Cottage Frogmore. Madhëria e saj mbretërore dhe foshnja janë mirë."

Ajo që ka rënë në sy në njoftimin e Harry-t dhe Meghan është përmendja e anës familjare të Dianës, Lady Jane Fellowes, Lady Sarah McCorquodale and Earl Spencer, duke i njohur ato kështu si figura të rëndësishme në jetën e të porsalindurit të tyre.

Ndërsa, princi William dhe Kate Middleton nuk i kanë përmendur këto anëtarë të familjes në njoftimet për lindjen e fëmijëve të tyre.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania