JOQ Albania
Home

Sherri me Gattuson, Bakayoko tregon si qëndron e vërteta
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/05/2019 10:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milani fitoi mbrëmjen e djeshme 2-1 ndaj Atalantës, por një episod i pakëndshëm ka ndodhur në pjesën e parë të ndeshjes.

Në minutën e 23-të, Lukas Biglia dëmtohet dhe duhet të lërë fushën. Në një moment të parë, trajneri Gattuso i bën thirrje Bakayokos që të nisë nxehmjen, por ai vonohet.

Ngadalësia në lëvizje e francezit nervozon Rinon, i cili njofton Jose Maurin se do të jetë ai që do të marrë vendin e Biglias.

Ndërkohë, Bakayoko që kishte nisur përgatitjen, kupton qëllimin e trajnerit 41-vjeçar dhe kthehet i tërbuar mes rezervave.

Mesfushori i drejtohet edhe me fjalët “F*ck off” teknikut kuqezi.

Gatuzo e dëgjoi ofendimin, por me një qetësi olimpike, i bën me shenjë lojtarit se do të flasin përsëri në dhomën e zhveshjes, por me sa u tha pas takimit të djeshëm, trajneri s’foli me lojtarin.

Ndërkohë nëpërmjet një deklarate në rrjetet sociale pas ndeshjes, Bakayoko, ka dhënë version e tij të zënkës me Gattuson.

Ai ka shkruar:

Për disa javë, media ka folur për mua, por unë kam vendosur të mos them asgjë dhe të vazhdoj të punoj. Por, ajo që ndodhi dje dhe interpretimin që po përpiqemi t’i japin më detyron të përgjigjem menjëherë sepse nuk pranoj të konsiderohem një lojtar, i cili ka refuzuar të hyjë në fushë kur kërkohet nga trajneri dhe i cili nuk respekton klubin dhe shokët e tij. E fillova nga stoli, isha gati të jepja 200% edhe në qoftë se kisha do kisha luajtur vetëm 5 minuta.
Kur Lukas Biglia, u lëndua më thanë që të bëhesha gati për zëvendësim dhe kështu bëra. Unë u përgatita menjëherë dhe bëra 2-3 minuta nxemje. Më vonë më thanë të kthehem në stol, e gjitha ndodhi në minutat 23’ dhe 26’. Kur u ula në stol trajneri mu kthye mua dhe unë nuk bëra asgjë, vetëm përsërita fjalët e tij, asgjë më shumë. Ta jeni të qartë një gjë: Kurrë nuk refuzova të zbres në fushë dhe kurrë nuk u vonova duke bërë nxehje, për mua pamjet flasin qartë”.