JOQ Albania
Home

E vetme në një treg të mbizotëruar nga burrat, flet hidraulikja 30-vjeçare: Më kanë thënë që dukem si modele
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/05/2019 10:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua 30-vjeçare ka treguar sesi është të punosh në një industri të dominuar nga meshkujt.

Carly Gayle punon prej vitesh si hidraulike dhe thotë se përballet shpesh me seksizëm dhe paragjykime nga klientët e saj.

Gayle, ka nisur të punojë si hidraulike që në moshën 15-vjeçare kur nisi që të ndihmonte babain e saj në biznesin e tij gjatë fundjavave.

Edhe pse fiton rreth £36,000 në vit, Carly shton se puna nuk ka qenë dhe aq e lehtë prej paragjykimeve dhe seksizmit.

Gjithsesi, edhe pse klientët dyshojnë për aftësitë e saj, 30-vjeçarja është shumë e kërkuar sidomos nga gra ose të moshuar.

Hidraulikja e re tregon:

Një herë një nga klientet e mia më tha, ‘ Ti dukesh si modele, nuk mund ta besoj që je hidraulike.’ Kur unë nisa të praktikohesha nuk kishte pothuajse asnjë grua tjetër që të merrej me këtë punë dhe merrja shumë komente.”

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania