JOQ Albania
Home

I fejuari nuk e ndante dot mendjen, nusja e ardhshme përfundon duke mbajtur dy unaza
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/05/2019 10:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nuse e ardhshme është turpëruara publikisht pasi rrëfeu se mban dy unaza sepse i fejuari i saj nuk mund të zgjedhë mes tyre.

Gruaja e paidentifikuar nga Shtetet e Bashkuara shpjegoi në një postim të sajin në mediat sociale se partneri i saj i propozoi fillimisht me një unzë prej argjendi që kushtonte $ 10.

Këtë unazë ajo e mbajti për 4 muaj dhe më pas ai u shfaq me një unazë diamanti. Por, i fejuari i saj u shfaq sërish me një unazë të tretë, në formë trëndafili.

Nusja tregon:

Kur e pyeta se cilën nga unazat i pëlqente më shumë, ai nuk mundi të vendoste kështu që vendosa t’i mbaja të dyja."

Por, postimi i saj nuk shkoi dhe aq mirë sepse njerëzit nisën të talleshin me unazat e saj. Një prej komentuesve shkruante se ajo tashmë dukej sikur po mbante unazat e dy personave.

Një tjetër shkruante se të dyja unazat janë të shëmtuara. Ndërsa një tjetër përdorues shkruante se unazat nuk bëjnë dhe më mirë të mos mbante asnjërën.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania