JOQ Albania
Home

Habitet nëna dhe mjekët, vogëlushja vjen në jetë e “pajisur” me dy dhëmbë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/05/2019 11:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nënë e re nuk u ka besuar syve kur ka parë se vajza e saj e porsalindur kishte dy dhëmbë në nofullën e poshtme.

18-vjeçarja Nerissa Woodward, solli në jetë fëmijën e saj të parë, Emilia Harper Jaymes Bridge dhe vetëm pak orë më vonë e kuptoi se vajza e saj kishte dy dhëmbë të mprehtë.

Foshnja erdhi në jetë me anë të një ndërhyrjeje cezariane natën e ndërrimit të viteve.

Vetëm një orë pas lindjes, Nerissa dhe partneri i saj 20-vjeçar e kuptuan se vajza e tyre kishte dy dhëmbë. Më pas ata njoftuan maminë dhe mjekët.

18-vjeçarja u shpreh:

Mbeta e tronditur kur e kuptova se vajza ime e vogël kishte lindur me dy dhëmbë. Me t’i parë dërgova partnerin tim që të thërriste një mami..Ekipi mjekësor tha se është shumë e rrallë që foshnjat të lindin me dhëmbë dhe kjo ishte e çuditshme.”

Vajzës së vogël iu hoqën dy dhëmbët nga ekipi mjekësor sepse ata ishin të parakohshëm dhe jashtëzakonisht të mprehtë.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania