JOQ Albania
Home

Vërshojnë ofertat, dy ekipe të mëdha duan Berat Gjimshitin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/05/2019 11:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Berat Gjimshiti ka përfunduar në shënjestrën e shumë klubeve të njohura europiane. Paraqitjet e mira me Atalantën këtë sezon e kanë kthyer shqiptarin në objektivin kryesor për merkaton e verës.

Mbrojtësi kuqezi është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te kjo skuadër, ku përveçse jep garanci për prapavijën, po ndihmon ekipin me gola dhe tashmë janë shumë pranë kualifikimit në Champions League.

Sipas mediave italiane, Fiorentina dhe Zeniti janë dy ekipet e para që e kanë shfaqur hapur interesin e tyre mbi lojtarin shqiptar.

Kartoni Gjimshitit shkon deri në 12 milionë euro dhe normalisht që ç’do ekip do e ofronte këtë shifër për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit.