JOQ Albania
Home

“Filloi të harronte emrat e më pas ndërroi jetë”/ Mjekët bëjnë paralajmërimin: Ja pse nuk duhet të përdorini kurrë kunja veshi
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/05/2019 12:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mjekët që mbërritën me ambulancë për të ndihmuar një burrë të ri, që kishte humbur ndjenjat mbetën të tronditur me rastin.

Vetëm 31 vjeç, pa asnjë paralajmërim, burri filloi të kishte marrje fryme dhe dhimbje koke të fortë. Ai gjithashtu kishte nisur të harronte emrat e njerëzve, dhe më pas ndërroi jetë.

Pasi u dërgua në spital, atij iu bë me urgjencë një analizim i trurit që zgjidhi dhe enigmën: dy abscese të mbushura me qelb në trurin të tij.

Shkaku? Një copë pambuku u gjet e “varrosur” thellë brenda veshit të majtë.

Copa e pambukut kishte shkaktuar necrotising otitis externa, një infeksion bakterial që fillon në kanalin e veshit para se të përhapet në kafkë, ku gërryen kockat.

Burri i paidentifikuar, rasti i të cilit është detajuar në gazetën BMJ Case Reports në mars, nuk e dinte se prej kohësh mbante një copën e pambukut në vesh.

Por, ai u kishte thënë doktorëve se kishte dhimbje dhe humbje të dëgjimit në veshin e majtë për gati 5 vite.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania