JOQ Albania
Home

Nis projektimi i Interit për sezonin e ardhshëm, zëvendësuesi i Perisic gjendet në Spanjë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 07/05/2019 13:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Inter po mendon që tani për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Gjithashtu zikaltërit po bëjnë llogaritë për të zëvendësuar të larguarit. Kroati Ivan Perisic ka bërë gati valixhet dhe nuk do të mbajë më veshur bluzen zikaltër për sezonin e ardhshëm.

Ai ka shprehur prej kohësh dëshirën për t’u larguar dhe palët mesa duket këtë verë do të ndahen përfundimisht. Zikaltërit shohin si zëvendësuesin ideal të Perisic, mesfushorin me tipare sulmuese të Sevillas, Pablo Sarabia. Spanjolli 27-vjeçar ka shkëlqyer këtë sezon me Sevillan, duke shënuar  21 gola dhe duke dhënë 17 asiste.

Klauzola e tij është vetëm 18 milion euro dhe Inter duket mjaft i interesuar. Zikaltërit për spanjollin kanë propozuar një kontratë 4-vjeçare me një pagë prej 3 milion eurosh. Ndërkohë një emër tjetër që pritet të largohet nga Appiano është Mauro Icardi, por edhe trajneri Spalletti.

Conte konfirmoi dje se nuk është i bindur nga projekti i Romës dhe tashmë dyert te Interi janë plotësisht të hapura, duke parë edhe marrëdhënien e tij të mirë me drejtorin teknik të zikaltërve Beppe Marottën.

Icardi nuk është në listën e të preferuarve të Contes dhe pritet që të zëvendësohet nga gjigandi belg i Mancester United, Romelu Lukaku. Në vëzhgim është edhe boshnjaku i Romës, Edin Dzeko, i cili shihet si partneri perfekt i Lautaro Martinez në sulm.

Burimi: Calciomercato|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania