JOQ Albania
Home

Tronditet Milani, Piatek drejt largimit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/05/2019 14:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milani është duke kaluar një momet mjaft të keq, pasi i gjithë sezoni mund dështojë për shkak se kuqezinjtë nuk po arrijnë të kualifikohen në Champions League.

Sikur mos mjaftonte kjo, skuadra nga Milano po përballet edhe me një pakënaqësi të sulmuesit kryesor, Kristof Piatek.

Polaku ndihet i vetmuar në repartin e sulmit dhe nuk furnizohet sa duhet me pasime nga shokët e skuadrës.

Kjo ka bërë që ai të mendojë largimin dhe ndoshta në merkaton e verës mund të kemi një transferim të bujshëm për bomberin e Milanit.

Napoli është prej kohësh në kërkim të një sulmuesi që garanton gola dhe nuk do e kishte aspak problem të shpenzonte për ta pasur në ekip Piatekun.

Nga ana tjetër, Milani nuk do pranonte të hiqte dorë kollaj nga ky futbollist, por nëse dëshira e tij do ishte të largohej, ata nuk do mund ta mbanin dot.