JOQ Albania
Home

Ronaldo nuk ndalet, prezanton super projektin e radhës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/05/2019 15:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ronaldo e ka ndarë mendjen që pasi ta mbyllë me futbollin e luajtur, të futet fuqishëm në botën e biznesit.

Portugezi ka nisur që tani të përgatisë terrenin pasi aktualisht është pronar i disa hoteleve në qytete të ndryshme të Europës si dhe i një klinike që bën transplant flokësh.

Së fundmi, ronaldo po ndërton një tjetër hotel, kësaj here në Marrakesh, qytet në Marok.

Ditën e djehsme, ai vizitoi nga afër dhe monitoroi punimet në hotelin e “Pestana CR7”.

Ronaldo ka qenë i shoqëruar nga partnerja e tij, Georgina Rodriguez dhe djali i madh, Cristiano Junior.

Së bashku kanë pozuar para markës së tyre dhe sulmuesi i Juventusit ka shpërndarë foton në rrjetet sociale fotot e tij.

Punimet për ndërtimin e këtij hoteli përfundojnë në vitin 2020.