JOQ Albania
Home

Çmenden tifozët e Liverpoolit, i shkojnë Messit poshtë dritares
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/05/2019 16:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Liverpooli luan sonte ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Champions League teksa pret në shtëpi Barcelonën.

Kualifikimi në finale duket mision i pamundur pasi ata janë mposhtur në ndeshjen e parë me rezultatin 3-0, ndaj duhet një fitore e madhe sonte.

Megjithatë, për të lehtësuar ndoshta disi punën, kanë menduar tifozët e skuadrës.

Kështu, rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm, tifozët e ekipit anglez janë vënë para hotelit ku është akomoduar skuadra e Barcelonës dhe kanë ndezur fishekzjarre duke bërë edhe thirrje të ndryshme për të shqetësuar Messin me shokë.

Në lidhje me këtë incident ka reaguar policia e qytetit, duke e konsideruar diçka të gabuar.

Ligji në Angli nuk e lejon që pas orës 23:00 të ketë fishekzjarre…