JOQ Albania
Home

Tolerim apo paaftësi? Rasti i humbur ndaj Manchester Cityt po “tërbon” Anglinë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/05/2019 19:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Manchester City mund ta kishte parë veten në tapet gjatë sekondave të fundit në ndeshjen e djeshme kundër Leicester Cityt ku "qytetarët" fituan 1-0 dhe arritën të mbajnë vendin e parë në klasifikim.

Kur ka mbetur vetëm një ndeshje nga fundi i kampionatit, Manchester City është shumë pranë trofeut të madh dhe kjo falë një rasti të humbur nga lojtarët e Leicesterit në fundin e ndeshjes.

Rezzultati i ndeshjes mund të ishte i barabartë nëse s’do të kishte ndodhur një shpërdorim absurd nga sulmuesi i "dhelprave", Iheanaço.

Minuta e 88-të e ndeshjes, mesfushori anglez Çuduri jep një pas fantastik për Iheanaçon, i cili i vetëm përballë portierit Ederson çon topin jashtë.

Tolerim apo paaftësi? Këtë nuk e dimë dhe nuk kemi nga ta mësojmë!

Gjithsesi, fakti që nigeriani është ish-lojtari i Cityt ka bërë që në Angli shumë të tifozë të shfryjnë në rrjetet sociale duke e akuzuar atë për tolerim ndaj ish-skuadrës së tij.