JOQ Albania
Home

“Helmimi nga uji mund të ndodhë edhe në Tiranë”
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 07/05/2019 21:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një situatë alarmante është krijuar në Bulqizë ku çdo ditë rritet numri i personave të shtruar në spital, pasi janë helmuar nga uji i pijshëm. Kështu pretendohet pasi ende nuk kanë dalë rezultatet e analizave të ujit të pijshëm që janë dërguar në laboratorin e Tiranës.

Çdo ditë vazhdon të rritet numri i personave të helmuar nga uji i pijshëm e që kërkojnë ndihmë në spital.  113 ka shkuar sot numri i personave të helmuar, por që ende shteti dhe institucionet përkatëse nuk kanë dalë në një reagim zyrtar.

Kurse një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania, se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në Tiranë. Ai shkruan se prishja e sahateve dhe mbushja e pusetave të ujit të pijshëm me ujë të ndotur, po kthet në një rrezik për jetën e tyre.

Po ashtu në mesazhin që ai ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania është raportuar pranë Ujësjellësit të Tiranës, rreth 5 javë më parë por edhe nuk është marrë asnjë masë.

Gjithashtu, ai ka nisur edhe disa foto që tregojnë se në ç ‘gjendje janë pusetat e ujit që pretendohet se është i pijshëm, të cilat flasin më shumë se 1000 fjalë.

Për këtë, problem ai ka shkruar edhe në faqen e Ujësjellësit në rrjetet sociale, por nuk ka marrë përgjigje.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ, dua te raportoj nje problem qe kemi me  Ujesjelles Kanalizime Tirane: Prishja e sahateve dhe mbushja e pusetave te Ujit te Pijshem me Uje te ndotur, duke u bere rrezik per shendetin tone. Ky rast eshte raportuar prane UK Tirane qe me 30 Mars (5 jave me pare) por nuk eshte marre asnje mase. Ju lutemi raportojeni kete problem, ne menyre qe mos te perseritet ngjarja e Bulqizes, ku disa dhjetra banore shfaqen probleme me shendetin… Nuk po kerkojme ndonje ndere ndaj UKT, thjeshte po kerkojme te bejne detyren per te cilen paguhen dhe kane detyrim ligjor per ta bere…’’