JOQ Albania
Home

I ra telefoni në ujë, e reja nuk u beson syve nga veprimi i balenës miqësore
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/05/2019 21:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një balenë beluga, e cila thuhet se mund të jetë trajnuar nga rusët për të qenë një ‘spiune’, i ka lënë pa fjalë disa vajza që shkuan ta vizitonin në det.

Ina Mansika bashkë me disa mike të sajat shkuan tek porti me shpresën se do të shihnin balenën e “famshme”. Sigurisht që balena u shfaq, thuhet që është shumë miqësore me njerëzit, dhe të pranishmit aty filluan ta përkëdhelnin.

Por, në një moment Inës i ra celulari në ujë. Gjithsesi, beluga u fut brenda në ujë notoi deri në fund, e mori celularin dhe ia ktheu pronares.

Duke folur për The Dodo, Mansika shpjegon:

Ne vendosëm të shkonim tek porti me shpresën që do të kishim mundësi ta përkëdhelnim. Unë kisha harruar që të mbyllja xhepin e xhaketës dhe telefoni më ra në det. Ne menduam se celulari tashmë do të zhdukej përgjithmonë, derisa balena u fut thellë në ujë dhe u kthye pak çaste më vonë me telefonin tim në gojën e saj."

Natyrisht, të gjithë të pranishmit ishin të habitur.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania