JOQ Albania
Home

Krijohet vodka “speciale” për çiftet gay, mban emrin “Pese Burra”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/05/2019 22:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një prodhues pijesh në Utah, SHBA ka zbuluar së fundmi vodkën më të re e cila është krijuar posaçërisht për festivalin e krenarisë në vend.

Nën emrin “Pesë Burrat”, vodka e re një edicion i limituar, është krijuar për çiftet homoseksuale.

Distileria Ogden’s Own nxiti shumë polemika në vitin 2012 kur prezantoi një vodka të re që i dedikohej poligamisë.

Pija quhej “Pesë Gratë” dhe duke u nisur nga suksesi i saj, prodhuesi i pijeve vendosi të sillte një edicion për të shenjuar festivalin e krenarisë në qershor.

Një edicion i limituar, vodka e cila mban në ambalazh 5 meshkuj në të mbathura duke mbajtur secili nga një gjel në dorë, është pija zyrtare e 2019 Utah Pride Festival.

Burimi:NBC News|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania