JOQ Albania
Home

Skema perfekte, ky ishte goli që fundosi Barcelonën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/05/2019 23:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Liverpooli ka përjetuar një mbrëmje madhështore pasi sonte ka përmbysur Barcelonën duke e mposhtur me rezultatin 4-0 në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalet e Champions League.

Vëmendjen maksimale e ka marrë goli i katërt i ndeshjes i shënuar nga Origi.

Ajo që Trent Aleksander-Arnold bëri sot ndaj katalanasve ishte një skemë e mirëpërgatitur nga anglezët në stërvitje.

Mbrojtësi vendosi topin në pikën e goditjes nga këndi në minutën e 79 dhe më pas bëri sikur po largohej për t’i lënë vendi një shoku të skuadër.

Mashtrimi ishte gjenial pasi mbrojtja e Barcelonës u largua duke lënë të vetëm Origin i cili e kishte të thjeshtë të dërgonte sferën në rrjetë i harruar i vetëm në qendër të mbrojtjes.

Padyshim gol fatal…