JOQ Albania
Home

Ekspertët zbulojnë enigmën: Ja pse flamuri amerikan është mbrapsht në uniformat e ushtarëve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/05/2019 11:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E keni vrarë ndonjëherë mendjen se pse flamuri amerikan shfaqet mbrapsht në uniformat e ushtarakëve amerikanë?

Kur në u bëjmë fotografi flamurëve, shtiza është gjithmonë në të majtë dhe flamuri vetë qëndron i valëvitur në të djathtë.

Kur vjen puna te flamuri amerikan, yjet janë gjithmonë në pjesën e sipërme në të majtë, veç rasteve kur flamuri paraqitet në uniformat e ushtarëve. Në këtë rast, ujet janë në pjesën e sipërme, në të djathtë.

Si duket, nuk bëhet fjalë për ndonjë gabim fabrike, por në fakt është diçka e menduar mirë.

Siç shpjegon eksperti ushtarak dhe gazetari Tim Marshall, kjo ndodh pasi flamuri duhet të jetë gjithmonë me ‘fytyrë’ përpara.

Me pak fjalë, në këtë rast, krahu i ushtarit luan rolin e shtizës dhe kur ata ecin para, flamuri ‘valvitet’ pas tyre. Pak a shumë njëlloj siç qëndrojnë flamurët kur janë të vendosur në një makinë.

Tim shton për Business Insider:

Është një shenjë respekti për flamurin amerikan. Dhe, merret shumë seriozisht fakti që flamuri duhet të jetë i drejtuar përpara.”

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania