JOQ Albania
Home

Neymar nuk ndreqet kurrë, gati sa nuk përleshet me shokun e skuadrës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/05/2019 12:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Braziliani Neymar po kalon momente të vështira pasi sikur të mos i mjaftonin dëmtimet e shpeshta, ai po përballet edhe me kritika te skuadra e PSG-së për shkak se sezoni dështoi pas humbjes së Kupës dh eliminimit nga Champions League.

Mediat franceze, kanë zbuluar së fundmi një sherr mes tij dhe gjermanit Draxler në ndeshjen ndaj Montpellier.

Atë ndeshje, Draxler i kërkoi llogari Neymarit, duke i thënë që të mos e tepronte me mbajtjen e topit dhe të kërkonte më shumë shokët e ekipit.

Nejmar, i tërbuar, iu kthye gjermanit: “Kujt i flet ashtu? E vetmja gjë që di të bësh është të pasosh mbrapa".

Debati u nxeh keq, aq sa u rrezikua konfrontimi, por ndërhynë trajneri Tuhel dhe drejtori sportiv Antero Henrike, për t’i ndarë.