JOQ Albania
Home

De Ligt i mbyll derën gjigandëve anglezë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 08/05/2019 13:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mancester United po kërkon dëshpërimisht shërbimet e mbrojtësit të Ajax, Matthijs de Ligt.

Për holandezin, United duhet të mposhtë konkurencën e Barcelonës dhe Liverpool.

United është e gatshme t’i ofrojë holandezit 250 mijë paund në javë dhe një kontratë 5-vjeçare, duke e bërë kështu lojtarin më të ri më të paguar në botë.

Gjithashtu anglezët janë të gatshëm të derdhin në arkat e Ajax, plot 70 milion euro për shërbimet e lojtarit.

Megjithatë holandezi ka frenuar këtë tratativë, duke u shprehur se nuk dëshiron të transferohet te "Djajtë e kuq".

Sipas mediave sportive europiane, De Ligt është i lidhur me një kalim te Barcelona ose Real Madrid.

Pas refuzimit të holandezit, United është në kërkim të një tjetër lojtari për forcimin e prapavijës.

Burimi: Dailystar| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania