JOQ Albania
Home

Gjesti i djaloshit që mbledh topat rezultoi deçiziv te goli i katërt ndaj Barcelonës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/05/2019 15:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Liverpooli u kualifikua mbrëmjen e djeshme në finalen e Champions League, teksa eliminoi me përmbysje Barcelonën.

Duket e habitshme, por një meritë dhe kontribut të jashtëzakonshëm te ky kualifikim ka pasur edhe djaloshi që mblidhte topat pas porte.

Konkretisht te goli i katërt i Liverpoolit, për të mos vonuar lojën, djaloshi i pasoi me shpejtësi një top te Arnold, ndërsa i foli edhe lojtarit të Barcelonës për të larguar topin nga fusha në mënyrë që të riniste loja.

Rezultati ishte maksimal pasi, të kuqtë e luajtën aksionin me shpejtësi duke zënë në befasi blaugranët.

E gjithë kjo nuk ishte e rastësishme pasi mbledhësit e topave kishin marrë porosinë që të fusnin sa më shpejt topat në lojë për të favorizuar Liverpoolin, që duhet të shfrytëzonte për të realizuar përmbysjen, e cila në fund u arrit falë edhe djaloshit 14-vjeçar.