JOQ Albania
Home

“Djemtë me vegla të pista pune janë tërheqës”, vajza ‘përmbytet’ me foto nga punëtorët e ndërtimit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/05/2019 21:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Postimi i një gruaje rreth burrave me vegla të pisëta pune, ka gjeneruar shpejt një numër të madh reagimesh.

Olivia Corcoran nga Anglia shkroi në një postim të sajin në Twitter diçka për djemtë që punojnë dhe shumë shpejt e mori “historia”.

Ajo shkruante:

Nuk ka gjë më seksi sesa djemtë me veglat e tyre të pista të punës.”

Kaq u desh dhe Olivia u “përmbyt” nga një numër i madh fotosh që ia dërguan punëtorë të ndryshëm, kryesisht nga sektori i ndërtimit.

Të veshur me uniformat e tyre, dhe të bërë pis me llaç, ata i dhanë Corcoran-it pikërisht atë që kërkonte.

Postimi i saj mori më shumë se 23,000 pëlqime dhe me qindra foto meshkujsh duke pozuar posaçërisht për të nga vendi i punës.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania